Cërrik, 29 tetor 2025 — Një 50-vjeçare, shtetasja S. R., ka kallëzuar në polici se më datë 27 tetor është larguar nga banesa motra e saj, M. M., 46 vjeçe, dhe nuk është kthyer më.
Sipas deklarimeve të familjarëve, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa policia po punon intensivisht për gjetjen dhe kthimin e saj pranë familjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













