Gramsh, 30 tetor 2025 — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. B., 34 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Pas kallëzimit, viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa ndaj autorit ka nisur procedimi penal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













