Elbasan – Punime pa leje ndërtimi, procedohet penalisht pronarja e objektit

Elbasan, 30 tetor 2025 — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen E. P., pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi pa leje në një objekt në pronësi të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.