Kontrolli ‘blic’ në Burgun e Durrësit, Operacionalja gjen dhe sekuestron 5 celularë iPhone! Ishin fshehur në dyert e dusheve

DURRËS- Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zhvilluan sot një kontroll të befasishëm në Burgun e Durrësit, ku u sekuestruan pesë telefona celularë iPhone, të ndaluar brenda institucionit. Telefonat u gjetën të fshehura në dyert e dusheve në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1, një ambient i përbashkët për të burgosurit. Burime nga burgu bëjnë me dije se aparatet dyshohet t’u përkisnin të dënuarve.

NJOFTIMI:

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I