U bë i famshëm brenda ditës/ Nusret pëson humbje stratosferike me bizneset e tij, mishin 600 paund nuk po kërkon më askush

Nusret Gökçe, sensacioni turk i mediave sociale i njohur si Salt Bae, ndërtoi një perandori restorantesh rreth bazës së fansave për biftekun e tij tepër të shtrenjtë; 680 paund për një fileto, dhe bakllava e praruar me ar për 50 paund. Me seli në Londër, në restorantin Knightsbridge Nusr-Et, Salt Bae u përpoq të zgjerohej në SHBA me bujë të madhe, duke hapur restorante në New York, Beverly Hills, Boston dhe Miami në fund të viteve 2010.

Por duket se Salt Bae nuk është në hap me kohën dhe zgjerimi i tij në SHBA po e shkatërron. Biznesi amerikan raportoi humbje prej 5.4 milionë paundësh në vitin e fundit tatimor. Pasi hapi shtatë degë, tani ka vetëm dy në SHBA: një në qendër të qytetit të Nju Jorkut dhe një në Miami.

Gjërat nuk kanë qenë aq të gëzueshme në Knightsbridge. Biznesi i tij në Mbretërinë e Bashkuar raportoi një humbje prej 5.5 milionë paundësh vitin e kaluar. Salt Bae tërhoqi futbollistë si Ronaldo dhe David Beckham për të ngrënë biftekun e tij “24 karatësh” në Knightsbridge.

Gökçe fitoi famë në vitin 2017 kur një video e tij duke i hedhur kripen një bifteku u bë virale.

Ai vazhdoi të hapte linjën e tij të restoranteve me njëmbëdhjetë lokacione në të gjithë botën, duke përfshirë Milanon, Mykonos-in, Stambollin dhe Abu Dhabin, me një degë në Londër që u hap në shtator 2021.

Tani ka mbi 52 milionë ndjekës në Instagram, dhe restoranti i tij në Londër ka pritur lojtare si David Beckham, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney.

Megjithatë, Gökçe ka rezultuar një figurë përçarëse. Ai i zemëroi tifozët e futbollit në mediat sociale pasi gjeti rrugën për të hyrë në fushë në finalen e Kupës së Botës FIFA në vitin 2022, ku u fotografua duke shtrënguar duart me Lionel Messin dhe duke mbajtur trofeun pas fitores së Argjentinës.

Restoranti i tij në Knightsbridge renditet gjithashtu i 14,912-ti nga 22,655 restorante të Londrës në Tripadvisor, me një vlerësim prej 2.9 yjesh nga pesë nga pothuajse 400 vlerësime.