U gjet e m*sakruar, kryebashkiakja gjermane u torturua me orë të tëra në bodrumin e shtëpisë nga vajza e saj e adoptuar!

Herdecke, Gjermani – Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë së Herdecke, Iris Stalzer, ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas një incidenti të rëndë në banesën e saj. Policia dhe prokuroria në një konferencë për shtyp konfirmuan se autorja e dyshuar është vajza e saj e adoptuar, 17 vjeç.

Ngjarja ndodhi të martën në mesditë, kur Stalzer, 57 vjeçe, u gjet me plagë të shumta në dhomën e ndenjjes. Ajo u transportua me urgjencë në spital me helikopter dhe ndodhet në trajtim mjekësor, në gjendje stabile. Më vonë, nga shtrati i spitalit, ajo foli me hetuesit dhe dha identitetin e personit të dyshuar.

Çfarë dihet deri tani?

Gjatë hetimeve në banesë, policia gjeti rroba të përgjakura dhe dy thika që dyshohet se u përdorën gjatë incidentit. Në bodrum u identifikuan gjithashtu shenja përleshjeje. Për ngjarjen është ngritur një komision hetimor në qytetin Hagen.

Megjithatë, sipas Prokurorit të Lartë Bernd Haldorn, çështja po trajtohet si “dëmtim i rëndë trupor”, dhe jo si tentativë për vrasje, për shkak se 17-vjeçarja, së bashku me vëllain e saj 15-vjeçar, njoftuan vetë shërbimet emergjente. Të dy janë nën kujdesin e shërbimeve sociale për të mitur.

Kush është Iris Stalzer?

Iris Stalzer fitoi mandatin e saj si kryetare bashkie më 28 shtator, me 52.2% të votave kundër kandidatit të CDU-së. Ajo ishte planifikuar të bënte betimin më 4 nëntor, por ceremonia u shty për shkak të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende ndonjë motiv të qartë, por kanë nënvizuar se pozita e saj publike ka sjellë një vëmendje të madhe mediatike ndaj rastit.