Hyri me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndiqet penalisht 27-vjeçari në Vlorë

VLORË – Policia e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj 27-vjeçarit, i cili hyri ditën e djeshme me forcë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës. 27-vjeçari banues në Vlorë, u procedua penalisht për për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Kallëzimin ndaj tij është bërë nga punonjësja 55-vjeçare e Policisë Bashkiake Vlorë, me arsyen se është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta.

“Mashtruesa jeni të gjithë”/ Momenti kur qytetari i bërtet Këshillit Bashkiak të Vlorës: Kemi 5 vite që po kërkojmë lekët tona
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe, se ky shtetas më datë 29.09.2025, ora 11:30, është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta”, njoftoi sot policia.