Prej 13 shtatorit i humbur, kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjen e 27-vjeçarit. I vëllai zbulon detaje nga takimi i fundit

Këto janë momentet e fundit, ku kamerat e sigurisë të bizneseve në Fushë-Arrëz kanë kapur lëvizjet e 22-vjeçarit Enkrist Kola, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 13 shtator.

Për News24, vëllai i tij Denis Kola rrëfen se i vëllai përpara se të largohej nga banesa i ka thënë të atit se do të takohej me një burrë dhe që nga ai moment nuk ka folur më me askënd nga familja.

“Ora ka qenë 7.30-08:00 dhe në momentin që ka dalë nga shtëpia i ka thënë babait që do të dalë se do të vijë një burrë të më marrë. Ai ka qenë me probleme mendore dhe nuk ja ka marrë për bazë. Kur është kthyer babai, nuk e ka gjetur në shtëpi. Pasi jam kthyer në ora 10.00 në shtëpi, më thotë babai se vëllai ka dalë. Kam pritur pak dhe më pas e kam kërkuar në të gjithë qytetin, por nuk e gjeta dot dot atë natë.”, thotë vëllai i 22-vjeçarit.

Më tej, vëllai i Enkrist Kolës thotë se 22-vjeçari ka marrë me vete celularin e babait, por pavarësisht tentativave të shumta ai nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike.

“I bija telefonit, i shkonte thirrja nuk përgjigjej. Kaluan 48-orë dhe babai bëri denoncim në polici. E vetmja mënyrë, për të hedhur gjurmë mbi të vërtetën është të gjurmohen lëvizjet e tij përmes qelizave telefonike. Por ai e ka patur të fikur”, thotë vëllai i 22-vjeçarit të humbur.

Në një ngjarje të mbuluar nga misteri, plot ankth e padurim, familjarët e 22-vjeçarit urojnë që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi, ndërsa iu bëjnë apel institucioneve të punojnë për gjetjen e tij