Ishte arrestuar për dhu’në në familje, ndërron jetë në QSUT e burgosura (EMRI)

Ndërron jetë në QSUT një 33-vjeccare, e cila vuante dënimin në burgun e Grave. Bëhet fjalë për shtetasen Leke Hajdarkola, e cila ishte dënuar për dhunë në familje. Mësohet se e reja vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

“Pacientja me mjekim të detyruar, Afërdita Leke Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020. Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension. Rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore.”, sqarohet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.