Këshilli Bashkiak komandon Elis Halilin në krye të bashkisë Vlorë, Opozita e kundërshton

VLORË- Socialistët kanë zgjedhur Elis Halilin si kryetar të komanduar të Bashkisë Vlorë pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Mësohet se Halili u zgjodh me votim të hapur në Këshillin Bashkiak, në kundërshtim me kërkesën e Opozitës.

Këshilltarët e Opozitës e kanë kundërshtuar këtë duke theksuar se nukm e lejon rregullorja që të ketë votim të hapur. Por kërkesa e Opozitës nuk u mor përbazë dhe Halili u zgjodh në krye të Bashkisë Vlorë me votat e socialistëve.

Ermal Dredha në muajt e fundit ka qenë pre e kritikave te vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama. Kritikat e Ramës ndaj Dredhës kanë qenë si në mbledhjet private pa mediat, por edhe në daljet publike të Kryeministrit. Dredha është kritikuar edhe për mbetjet dhe për mungesën e punës nga ana e drejtorëve te bashkisë Vlorë. Rama shkoi aq shumë me kritika ndaj Dredhës, sa në një mbledhje me drejtorët e Bashkisë Vlorë, e quajti kryebashkiakun si ‘Dritan Lela 2.0’