TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Drejtorin e Konvikteve studentore në Qytet Studenti. Mësohet se studentët që kanë tentuar që të regjistrohen nëpër konvikte nuk janë lejuar, për shkak se vendet janë zënë nga persona me njohje në këtë drejtori.
Sot ëstë krijuar një kaos në Qytetet Studenti, ku është thirrur dhe policia në mënyrë që të nxjerr studentët jashtë godinës së drejtorisë. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të punolikuar nga JOQ Albania, studentët janë dhunuar dhe janë tërhequr zëvarrë nga nga Policia, madje duke iu rrezikuar dhe jetën për shkak se ndodheshin në shkallët e katit të dytë të drejtorisë së Konvikteve.
“Përshëndetje, JOQ! Sot, në konviktet e Qytetit Studentit, policia e shtetit ka përdorur dhunë për të nxjerrë studentët që kishin pritur deri në orën 3 të mëngjesit për të zënë një dhomë në konviktet e reja. Pas futjes së 10 personave, ata mbyllën derën dhe nuk dhanë asnjë sqarim, duke thënë se vendet janë zënë. Ndërkohë, thërrasin policinë për t’i nxjerrë studentët jashtë. Si do të veprojë ky shtet për popullin dhe studentët, të cilët dita-ditës po detyrohen të largohen nga ky vend?”, shkruhet në denoncim.
