Kanë dalë pamjet e aksidentit në Bologna të Italisë ku humbi jetën një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valerio Maksuti dhe u plagos rëndë një shqiptar tjetër një vit më i madh.
Dy të rinjtë ishin në ndjekje nga policia pasi makina me të cilën lëviznin ishte e vjedhur.
Në timon ishte pikërisht 19-vjecari që sipas policisë italiane nuk kishte as leje drejtimi për automjete. Ai është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Policia i ka komunikuar menjëherë akuzat për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen, vjedhje dhe rezistencë ndaj uniformave të policisë.
