VLORË- Qyteti i Vlorës është përballur me një situatë të vështirë ditën e sotme, pasi reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje. Reshjet e rrëmbyeshme bënë të që disa akse dhe lagje të jenë nën pushtetin e ujit.
Situata më e vështirë u bë në lagjet “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”. Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”. Ndërkohë që uji është tërhequr nga rrugët pas disa orësh.
