Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur pak orë më parë në Zdrajsh, Librazhd.
Sipas informacioneve, mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një terren të thepisur.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura.
Ai është nxjerrë nga automjeti i shkatërruar dhe është nisur me autoambulancë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Personi i plagosur është identifikuar si Esat Tahir Xherri, 30 vjeç.
