BORSH- Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Borsh. Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes dy shokësh në një lokal ku dhe kishin konsumuar alkool.
Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar tjetrin, i cili ështe goditur në dorë nga plumbi.
Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arratia nuk ka zgjatur shumë pasi është identifikuar dhe vënë në pranga brenda pak orësh.
Ndërkohë, personi i plagosur është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
