MALIQ- Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Symizë në Maliq nga ku mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Momentalisht nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti ndërsa priten informacione.
