Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë në afërsi të shkollës “Sotir Gura”. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit dhe shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.
Sipas informcioneve, për shuarjen e zjarrit u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse ndërsa dëmet në lokal janë të konsiderueshme. Ndërkohë Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
