Xhironte gomat në zonë të banuar – procedohet penalisht 25-vjeçari në Cërrik

Cërrik, 18 Korrik 2025 – Policia ka nisur procedim penal ndaj shtetasit G. D., 25 vjeç, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur ai dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke xhiruar gomat e automjetit në një zonë të banuar.
Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit.