4 Korrik 2025 – Fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vijon të digjet për të katërtën ditë radhazi, ndërsa tymi toksik ka mbuluar qytetin dhe zonat përreth.
Zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve, duke shkaktuar djegie të brendshme të pandërprera që autoritetet ende nuk kanë arritur t’i kontrollojnë. Era e rëndë dhe tymi i dendur kanë kthyer ajrin në një kërcënim për shëndetin publik, me pasoja të dukshme te banorët dhe mjedisi.
Përballë situatës alarmante dhe mungesës së ndërhyrjes efektive, sot qytetarët pritet të protestojnë para Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi dhe zgjidhje urgjente për ndaljen e ndotjes dhe menaxhimin e situatës mjedisore.
