Të udhëtosh me buxhet të kufizuar është mjaft e lehtë kur rezervon paraprakisht dhe bën një planifikim të mirë, por një kosto shtesë sado e vogël që mund të duash ta mbash mend është taksa turistike. Falë turizmit të shtuar vitet e fundit, ato janë më të zakonshme se kurrë në Europë dhe një e re sapo është njoftuar për pasagjerët e kroçerave që mbërrijnë në Mykonos dhe Santorini.
Hyri në fuqi më 1 korrik dhe do të thotë se që tani e tutje, kushdo që mbërrin në njërin prej këtyre dy ishujve me një anije kroçere midis 1 korrikut dhe 30 shtatorit do të duhet të paguajë një taksë vizitorësh prej 20 eurosh. Megjithatë, ky është çmimi i sezonit të pikut, në tetor kjo bie në 12 euro, dhe pastaj nga 1 nëntori deri më 31 mars, është vetëm 4 euro. Udhëtarëve do t’u kërkohet të paguajnë tarifën pasi të kenë zbritur nga anija dhe paratë e mbledhura do të përdoren për financimin e projekteve lokale të porteve dhe turizmit.
Mykonos priti plot 768 anije kroçera dhe 1.29 milion turistë në vitin 2024, sipas Shoqatës Helenike të Porteve. Të dy ishujt, të cilët janë ndër më të njohurit në Greqi, janë të prirur të frenojnë ndikimet e turizmit të shtuar dhe të sigurojnë që infrastruktura lokale të mund të përballojë numrin gjithnjë në rritje.
Për kontekst, Mykonos ka afërsisht 12,000 banorë të përhershëm, dhe Santorini ka 15,000, shifra që zbehen në krahasim me numrin e vizitorëve të tyre.
“Kjo taksë u vendos për të ndihmuar dhe në mbështetjen e infrastrukturës së ishujve më të vizituar të Greqisë dhe për të siguruar që komunitetet lokale të përfitojnë më drejtpërdrejt nga turizmi me anije”, tha Eleni Scarveli, drejtoreshë e Zyrës Kombëtare Greke të Turizmit në Mbretërinë e Bashkuar, për Independent.
Ajo pasqyron nevojën për një ekuilibër më të qëndrueshëm midis numrit të vizitorëve dhe kapacitetit të destinacioneve të njohura si Santorini dhe Mykonos, duke ndihmuar gjithashtu në ruajtjen e cilësisë së përvojës së vizitorëve.
