Elbasan – Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore 13-vjeçari i larguar nga banesa

Elbasan, 23 qershor 2025 – Policia njofton se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore 13-vjeçari i raportuar si i larguar nga banesa më datë 15 prill 2025, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve të kryera, fëmija është lokalizuar dhe është marrë në kujdes nga autoritetet përkatëse.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.