Kurbin, 15 qershor 2025 – Një 22-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në ujërat e lumit Mat, pranë zonës së Shkopetit, në rrethana tragjike.
Viktima është identifikuar si Klajdi Elezi, i cili ishte futur në lum për t’u larë, por dyshohet se ka pësuar atak kardiak teksa ndodhej në ujë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të të afërmve dhe mbërritjes së menjëhershme të mjekëve të spitalit të Laçit, i riu nuk ka mundur të shpëtojë.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Grupi hetimor po verifikon nëse shkak i vdekjes ka qenë një problem shëndetësor apo ndonjë faktor tjetër i papritur.
