Në vitin akademik 2023-2024, studentë të diplomuar në arsimin e lartë, rezultojnë të jenë më shumë vajza. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” ndjekur nga “Shëndet dhe Mirëqenie” njohën rritjen më të lartë të të diplomuarve.
Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 24,4 % ose rreth një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve. Analiza për secilën fushë të studimeve tregon se femrat në krahasim me meshkujt janë diplomuar më shumë në “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (83,0 %), ndjekur nga “Shkenca arsimi” (81,7 %) dhe “Shëndet dhe mirëqenie” (78,9 %). Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Shërbime” (67,3 %), “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (63,1 %) dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit” me (56,2 %).
Në vitin akademik 2023-2024, u diplomuan në arsimin e lartë 28.193 studentë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave Studentët e diplomuar në programet “Bachelor” përbëjnë 51,3 % e studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet “Master” me 43,1 %. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 18.555 studente femra, ose 65,8 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.
“Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” ndjekur nga “Shëndet dhe Mirëqenie” rezultojnë me rritjen më të lartë të të diplomuarve. Ky trend në rritje i studentëve në këto degë lidhet edhe me kërkesën e lartë në tregun e punës. Të larta gjithashtu janë edhe shifrat përsa i takon në fishën e studimit në Teknologji informacioni.
Në vitin akademik 2023-2024, nga 28.193 studentë të diplomuar në arsimin e lartë, 65,8% ishin studente femra.
Analiza për secilën fushë të studimeve tregon se fusha “Biznes, administrim dhe ligj” është më e preferuara për vajzat, me 25,9% të të diplomuarve. Nga ana tjetër, fusha “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” është më e preferuar nga meshkujt, me 25,2% të të diplomuarve meshkuj. Të preferuar nga vajzat janë edhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (83,0 %), ndjekur nga “Shkenca arsimi” (81,7 %) dhe “Shëndet dhe mirëqenie” (78,9 %).
Studentë të diplomuar 2023-2024
Vajza Djem
Shkenca arsimi 1.867 418
Arte dhe shkenca humane 1.488 442
Shkenca sociale, gazetari dhe informacion 2.211 454
Biznes, administrim dhe ligj 4.808 2.080
Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë 518 152
Teknologji e informacionit dhe komunikimit 991 1.271
Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim 1.421 2.431
Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari 383 362
Shëndet dhe mirëqënie 4.462 1.191
Shërbime 406 837
Nga statistikat vihet re se fusha si Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari mbetet me numrin më të vogël të të diplomuarve, nëse 4.808 vajza zgjodhën Biznes, administrim dhe ligj si prespektivë për të ardhmen, 2.431 degë zgjodhën Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim.
