Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Ali Demit”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur brenda një picerie, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. N., 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri atipike të miturin.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për:
“Plagosje e rëndë me dashje”
“Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”
Policia vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.
