Digjen 4 autobusë në ish-parkun e automjeteve në Lushnje! Tre prej tyre të shkrumbuar totalisht

Lushnjë- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 3:45 minuta në ish-parkun e automjeteve në Lushnjë.

Si pasojë e flakëve katër autobusa janë përfishirë nga flakët- ku tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht.

Pas incidentit janë lajmëruar drejtuesit e tjerë për të hequr autobusët e tjerë.

Edhe pse zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë flakët dëmet janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihet nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo jo.

Pritet ekspertiza e zjarrfikësve dhe grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.