Nesër zgjedhjet në Kosovë, dy kandidatët për kryeministër i japin duart njëri-tjetrit

KOSOVA- Kandidatët për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza nga PDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK, kanë shkëmbyer urime dhe shtrënguar duart në prag të zgjedhjeve. Kjo ndodhi në studion e një prej emisioneve në RTV Dukagjini, kur Hamza po largohej nga studio dhe Haradinaj po hynte për intervistën e tij. Ata gjithashtu i uruan suksese njëri-tjetrit.

Pjesë nga biseda në studio:

“Urime, sukses,” i tha Haradinaj-Hamzës, ndërsa ky i fundit e përgëzoi për fushatën e zhvilluar.

“Gjithashtu, urime edhe juve. Deri këtu ka qenë model dhe besoj që i kemi kontribuuar demokracisë dhe perspektivës së vendit,” u shpreh Hamza.