KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Floq të Korçës. Mësohet se një punëtor indian ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas informacioneve të para, viktima punonte në një gurore në këtë zonë dhe ka pësuar një aksident fatal gjatë punës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e saj.
