Drejtuesja e mjetit aksidenton 10-vjeçarin në Elbasan

Aksidentohet një 10-vjeçar në Elbasan.

‘Më datë 20.01.2025, në rrugën “Tomorr Domi”, shtetasja S. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 10-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasja S. M. është shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.