Të shtëna me armë zjarri në Vlorë! Autorët shfrytëzuan ndërprerjen e energjisë elektrike

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e sotme përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, në Vlorë.

Burime nga policia konfirmojnë se është qëlluar në ajër një herë duke përfituar dhe nga errësira që përfshiu qytetin e Vlorës, pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa qytete të vendit për rreth një orë.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar apo vendngjarje, teksa policia po punon për gjetjen e autorit.

Vlorë

Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë.