Policia për atentatin ndaj Luan Tërnovës: Është gjendur mjeti i djegur!

BULQIZË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Bulqizë. Mësohet se pas raportimin për të shtënat me armë ndaj Luan Tërnovës, është gjetur një motomjet i djegur. Policia njofton se motori i djegur është gjetur aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos dhe dyshohet se është përdorur nga autori.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak Mesditën e sotme, shtetasi L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti. Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë.