TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje” për 7 të arrestuarit nga protesta e opozitës e zhvilluar tre ditë më parë. Bëhet me dije se para gjykatës së Tiranës u njohën me masën e sigurisë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.
Po ashtu mësohet se në mbështetje të protestuesve të arrestuar pranë ambienteve të gjykatës ishin familjarë të tyre dhe koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu.
Peronat në fjalë u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.
