Plagosi me thikë shokun e klasës, gjykata cakton ‘arrest me burg’ për adoleshentin

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë me burg për 17-vjeçarin që plagosi me thikë shokun e tij të klasës, pas një konflikti për publikimin e fotove në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, i mituri nuk ka pranuar të flasë në sallën e gjyqit. “Nuk jam në gjendje të flas, jam në ankth”, kanë qenë fjalët e tij në sallën e gjyqit.

Edhe avokati mbrojtës ka deklaruar se ‘ai po përjeton ankth pas ngjarjes dhe duhet një masë më e lehtë, arrest në shtëpi’.

Ndaj 17-vjeçarit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.