Dy arrestime dhe 3 procedime nga qarkullimi rrugor për aksidentet e shkaktuara gjatë orëve të fundit në qarkun e Elbasan

Dy arrestime dhe 3 procedime nga qarkullimi rrugor për aksidentet e shkaktuara gjatë orëve të fundit në qarkun e Elbasan.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. M., 45 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, automjeti që ai drejtonte, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin D. K., i cili është në kujdesin e mjekëve;

-Z. F., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në Gostivar, Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-P. Z., 46 vjeç, pasi në fshatin Bradashesh, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Sh., 64 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 64-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën;

-I. K., 54 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. K., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-V. V., 34 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ajo drejtonte, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. K., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në këto automjete, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.