Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë, Blinken: Një nga njerëzit më të besueshëm! Goditi politikanë të lartë (FOTO)

Altin Dumani, kreu i SPAK, është në mesin e personave që janë nderuar si “kampionë të luftës anti-korrupsion”.

Dumanit ia dorëzoi titullin Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në një ceremoni të veçantë.

Në ceremoninë e zhvilluar në Departamentin amerikan të Shtetit janë nderuar me këtë çmim 10 kampionëve të luftës antikorrupsion në mbarë Botën, mes të cilëve edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

“Altin Dumani ka goditur politikanë të lartë edhe grupe të rëndësishme kriminale. Duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është një nga njerëzit dhe institucioni më i besueshëm në Shqipëri”, është motivacioni që u shpall nga DASH, në raport me kreun e SPAK, përsa i takon vlerësimit si ‘kampion i luftës anti-Korrupsion’.

Kreu i SPAK është zyrtari i dytë i lartë që nderohet me një çmim të tillë nga Shqipëria. I pari që u nderua me këtë çmim ishte Ardian Dvorani, në atë kohë kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dumani prej dy vitesh drejton Prokurorinë Speciale, ndërsa mandati i tij si drejtues zgjat 3 vjet. Dumani i përket grupit të prokurorëve që iu bashkuan SPAK që nga momenti i krijimit, ndërsa drejtuesi i parë i Prokurorisë Speciale ishte Arben Kraja.