Vrasja e Martin Canit, shoku i tij Luisi që mbeti i plagosur, niset për kurim në Bari të Italisë

Shoku i Martinit, Luis Meçja që ngeli i plagosur gjatë sherrit, ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, është nisur sot në orën 6:00 për kurim në Bari të Italisë

Ai është nisur sot në orën 6:00 drejt Italisë për të marr një kurim më të specializuar.

14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet.

Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

14-vjeçari u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.