Pasagjeri humbi jetën pas përplasjes së dy automjeteve, arrestohet shoferi 33-vjeçar!

Policia ka arrestuar shoferin 33-vjeçar pas një aksidenti të rëndë në Dimal, ku u përfshinë dy automjete dhe humbi jetën një 78-vjeçar.

Raportohet se mjeti ku udhëtonte i riu u përplas me makinën tip “Seat”, me drejtues 41-vjeçarin me iniciale A. G., ku udhëtonte viktima.

Njoftimi i policisë:

“Arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyundaj”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A. G., 41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Seat”,”- njoftoi policia.