E trishtë! Vetëhidhet nga kati i katërt i pallatit balerini Eno Birko. Niset me urgjencë në spital

Balerini i njohur Eno Birko dyshohet se është hedhur nga pallati ku banonte, në rrethana ende të paqarta.

Policia tha se sot, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç.

Si pasojë, Birko është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të rasteve.

50 vjeçari është përmendur orët e fundit ndërsa gjendet në reanimacion.