Po rregullonte antenën, bie nga lartësia dhe ndërron jetë në spital

Bie nga lartësia duke rregulluar antenën, 60-vjeçari vdes në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1 Durrës.

M.Ç 60 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia

Mësohet se i ndjeri ka qenë duke rregulluar një antenë kur ra nga lartësia.

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.