Arrestimet dhe procedimet e 24-orëve të fundit në qarkun e Elbasanit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Labinot, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan rreth 130 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin H. Xh., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.