E rëndë në Elbasan! Ushtroi dhunë ndaj babait të tij për ti marrë paratë, ndalohet nga policia

E rëndë në Elbasan! I riu ushtron dhunë ndaj babait të tij për ti marrë paratë, ndalohet nga policia.

Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash, informon policia vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.