Çdo shqiptar është i trishtuar nga krimi që ka vënë në pikëpyetje sesi po rritet rinia në vend, pasi të miturit po vrasin njëri-tjetrin me thikë për një fjalë. Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Prindërit e Martinit të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, dhe mesazhi që japin është fisnik!
”Nuk duam hakmarrje”, thonë ata. ‘‘Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij për ”Top Channel”.
Të pyetur nëse familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen se nuk kanë asnjë informacion. ”Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.














