FIER- Punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit në Fier protestojnë për pagat e ulëta dhe kushtet e punës së tyre. Konkretisht ata thonë janë të zhgënjyer që bashkia e Fierit nuk përfshiu. Ata thonë se nuk iu respektohen as të drejtat që sanksionon kodi i punës, pasi detyrohen të punojnë edhe gjatë fundjavave teksa ankohen dhe për mjetet e vjetruara me të cilat punojnë.
Punonjësit treguan se para gjashtë muajsh u ishte premtuar rritje pagash, por deri më sot Bashkia e Fierit nuk ka bërë asnjë ndryshim.
Një vendim i fundit i Këshillit Bashkiak i marrë nga të majtë e të djathtë, dyfishoi pagën e kryebashkiakut Armando Subashi e cila u dyfishua në 2 milionë e 900 mijë lekë të vjetra, për nënkryetarët deri në 1 milion e 26 mijë lekë të vjetra, drejtorëve të drejtorive dhe atyre të njësive administrative, por harruan këta punonjës që mbajnë shpirtin gjallë me atë pagë.













