Ngacmoi sek*sualisht dy nxënëse, vihet në pranga mësuesi

Një mësues nga Korça është arrestuar nga blutë e këtij qytetit të mërkurën, nën akuzën e ngacmimit seksual.

Mësuesi B.D. 45 vjeç, i cili e ushtronte profesionin në një shkollë 9-vjeçare, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të këtij institucioni arsimor.

Policia nuk jep detaje të mëtejshme për ngjarjen, ndërkohë që vijon hetimet, teksa ka sekuestruar dhe telefonat celularë të këtyre shtetasve.