Udhëtonin me motor, përplasen me makinën dy 14-vjeçarë

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë. Një automjet tip fuoristradë, i drejtuar nga shtetasi Albert Pali, ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy të rinj, të cilët kanë marrë plagë të konsiderueshme.

Mësohte se dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia janë në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sakaq, autoritetet po mbledhin informacione për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë incident.