Makina e djegur në tunelin e Kërrabës, policia: Goditi një kamion nga pas, 3 persona në spital

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e autostradës “Elbasan-Tiranë” këtë të premte. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin E. S., 76 vjeç, në lëvizje, ka goditur nga mbrapa kamionin me drejtues shtetasin D. L., 52 vjeç, dhe për pasojë automjeti me drejtues shtetasin E. S., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Si pasojë e përplasjes, 3 persona, drejtuesi i mjetit E. S. dhe 2 pasagjerët janë shoqëruar në spitalin e Elbasanit për ekzaminime mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin me prova ligjore të rastit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, në tunel, automjeti me drejtues shtetasin E. S., 76 vjeç, në lëvizje, ka goditur nga mbrapa kamionin me drejtues shtetasin D. L., 52 vjeç, dhe për pasojë automjeti me drejtues shtetasin E. S., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga përplasja, kanë shkuar në spitalin e Elbasanit për të kryer ekzaminime mjekësore drejtuesi i automjetit shtetasi E. S. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin me prova ligjore të rastit