Elbasan/ Tentoi të vjedhë dyqanin në lagjen ‘Vullnetari’ duke shkatërruar qepenin, policia identifikon dhe shpall në kërkim hajdutin

Tentoi të vjedhë dyqanin në lagjen ‘Vullnetari’ duke shkatërruar qepenin, policia identifikon dhe shpall në kërkim hajdutin 33-vjeçar.

Më datë 26.10.2024, ka kallëzuar shtetasja P. K., se kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e saj, në lagjen “Vullnetari”, sepse në mëngjes ka gjetur të hapur qepenin. Nga hetimet e kryera dyshohet se autor është shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, shtetas me precedent për vjedhje. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.