DUBAI- Një nga eksponentët më të njohur të krimit në vendin tonë, Durim Bami është arrestuar për herë të dytë në Dubai. Konkretisht arrestimi i tij është, është kryer nga policia e Dubait në datën 21 Tetor 2024, dhe që prej asaj dite po mbahet i izoluar. Ende nuk dihet asnjë informacion me saktësi se çfarë e solli arrestimin e tij për herë të dytë. Sipas raportimeve, arsyeja e arrestimit po mbahet në mënyrë diskrete nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme.
Në muajin qershor, i shumëkërkuari i Shqipërisë, Durim Bami, u arrestua në Dubai, por u la i lirë disa ditë më pas. Bami u mbajt për rreth 40 ditë, sipas periudhës së parashikuar për paraburgimin nga autoritetet vendase, e më pas Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë, duke mos e ekstraduar drejt vendit tonë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi në muajin maj masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Bami akuzohej për sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.














