“Volkswagen” përfundon në lumin Lana, në vendngjarje nuk gjendet shoferi dhe asnjë pasagjer, policia nis hetimet

TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës. Më tej bëhet me dije se Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje por brenda mjetit tip “Volkswagen” nuk gjetën as shoferin dhe as pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit”, në Tiranë, teksa mjeti në rrethana ende të paqarta, ka dalë nga rruga kryesore dhe ka rënë brenda në kanalin e Lanës. Policia dhe shërbimet e tjera ndodhen në vendngjarje për të nisur hetimet dhe nxjerrë veturën nga kanali. Gjithashtu po hetohet për pronarin e makinës dhe nëse ka të dëmtuar nga aksidenti.