I dehur në timon përplasi një 27-vjeçar, në pranga i riu në Elbasan

ELBASAN- Një 28-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident. Konkretisht ngjarja ndodhi në aksin Cërrik-Gramsh, ku shtetasi me iniciale S.H., në gjendje të dehur përplasi automjetin me drejtues një 27 vjeçar. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.