68-vjeçari përndjek një vajzë dhe e kërcënon se do i publikojë foto intime, arrestohet nga policia

Përndiqte dhe kanoste një vajzë se do ti publikonte foto intime, ndalohet nga policia i moshuari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin G. T., 68 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Kavajë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase dhe e ka kanosur se do të publikojë foto intime të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.